13:04 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Raportohen dy persona të zhdukur, një e mitur nga Gjilani – tjetri burrë nga Prizreni

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se dy persona janë raportuar të zhdukur nga familjarët.

Në Gjilan, një e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Rr. “Avdulla Presheva”, Gjilan 11.05.2018 – 13:00. Ankuesja femër K-rome, ka raportuar se vajza e saj moshë  e mitur viktima femër K-rome, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku gjendet. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor, përcjellë Indeksonline.

Ndërkaq, në Prizren një grua ka raportuar zhdukjen e burrit të saj.

“Fsh. Reçan, Prizren 11.05.2018-10:10. Ankuesja femër K/boshnjake, ka njoftuar se bashkëshorti  i saj mashkull  K/boshnjak, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku gjendet. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, bën të ditur policia./Indeksonline/