10:48 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Rashford në listën e “zezë” të Mourinhos?

Marcos Rashford mund të jetë një nga futbollistët kryesor që do të largohen nga Manchester Unitedi në fund të këtij sezoni.

Sipas mediave angleze, sulmuesi 20-vjeçar është në listën e “zezë” të Jose Mourinhos, transmeton IndeksOnline.

Trajneri portugez, disa herë e ka cekur se do të ketë pastrim të skuadrës në fund të këtij sezoni.

Në këtë listë futet edhe sulmuesi i Kombëtares Angleze. Të interesuar për Rashfordin janë disa klube, përfshi edhe Paris Saint Germain.

Anglezi ka zhvilluar afro 80 paraqitje me “Djajtë e Kuq” që nga viti 2015, duke shënuar 22 gola në të gjitha garat./IndeksOnline/