13:37 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Raste të pastra, por rrjetat heshtën në derbin më të madh anglez (Video)

Liverpool nuk ka arritur sërish të triumfon në Ligën Premier.

The Reds kanë barazuar pa gola para shikuesve të vetë në stadiumin Anfield Road me Manchester Unitedin.

E gjithë kjo në saje të portierëve të të dyja skuadrave, David de Geas së Unitedit, përkatësisht Simon Mignolet të The Reds.

Në fakt, 45 minutshin e parë e përshkruan dy raste të pastra për secilën ekip, por të cilat nuk u konkretizuan me gola.

Joel Matip në të 35 minutë dërgoi një topit në drejtim të portës nga një distancë prej gjashtë metrave, por të cilën e mbrojti për mrekulli me këmbë De Gea.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një bashkëveprimi mes lojtarëve të Unitedit, Romelu Lukaku gjendet ballë për ballë me Migniolet, i cili u tregua më i suksesshëm se bashkëkombasi.

Edhe në pjesën e dytë te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, por rrjetat e ekipeve respektive heshtën.

Një ndër rastet më të mira në këtë 45 minutësh të dytë e kishte Mohamed Salah, i cili u tregua i shkurtër për të arritur një harkim të Alberto Morenos.

Deri në fund të takimit më nuk pati ndonjë rast që ia vlen të theksohet se takimi përfundoi me rastin më të padëshiruar prej shikuesve, atë prej 0-0.

Ndryshe, ky ishte barazimi i dytë rresht i The Reds ndërsa Djajtë e Kuq morën barazimin e dytë në këtë sezon në Ligën Premier.

Pas kësaj, Liverpool zë pozitën e gjashtë me 13 pikë ndërsa United rrëmben vendin e parë me njëzet pikë. /Telegrafi

https://www.youtube.com/watch?v=y69AUQEHiNM