23:24 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Rasti “Almiri”, akuza pa ekspertizë është e qëllimshme

Prokuroria Publike qëllimisht ka ngritur akuzën e parë për vrasje pa inkuadruar në procedurë si dëshmi edhe ekspertizën neuropsikiatrike të të akuzuarit për vrasjen e Almir Aliut, Boban Iliq. Ish Prokurori, Miralem Asani vlerëson se në vepra penale ku kemi të bëjmë me vrasje, paramendimi si dëshmi është bazë akuzës. Sipas Asanit rikualifikimi në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” nuk korrespondon me asnjë fakt të siguruar nga organi i akuzës.

Mendoj se një veprim i tillë është bërë me qëllim nga ana e Prokurorisë Publike. Në këtë mënyrë kjo lënë nuk mban. Gjitha faktet dhe rrethanat bashkë me lëshimet procedurale janë me tendencë me të vetmin qëllim që të arrihet rikualifikimi. Kjo që ndodh tash duhet të përmirësohet në Gjykatën e Apelit. Të gjitha faktet me të cilat jemi të njoftuar nuk e paraqesin figurën e veprës penale me të cilën tash do akuzohet. Me që të gjitha faktet japin një figurë tjetër të veprës penale të vrasjes së atillë. Shihet se ka paramendim në kryerësin e veprës penale. Pra se paramendimi ekziston kjo mund të vërtetohet pastër nga incizimet – deklaroi ish prokurori Miralem Asani.

Ditë më parë, duke vlerësuar se me rikualifikimin e veprës është shkel ligji mbi Prokurorinë Publike, Prokurorët Republikan shqiptarë u distancuan nga vendimi i Prokurorisë Publike dhe asaj Themelore duke potencuar shkeljet dhe parregullsitë në procedurë. Veprimi i tyre nxiti reagimin e kryeprokurorit Ljubomir Joveski i cili paralajmëroi kolegjium për veprimet e kolegëve të tyre në Këshillin Etik të prokurorëve. Në seancën e fundit, prokurorja në rastin e Almir Aliut, Suzana Kusigerska rikualifikoi veprën nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Vepra mbetet e pandryshuar për 3 të akuzuarit tjerë, Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri, për të cilët organi akuzës kërkon që gjykata t’i shpall fajtor për dhunë. Rikualifikimi nxiti reagime në opinion të cilët procesin e quajtën selektive. Në këtë kontekst reaguan edhe subjektet politike dhe ministria Drejtësisë të cilët kërkuan proces transparent dhe vendim të drejtë gjyqësor. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovës pas shtypjes me veturë nga i akuzuari

Temat: