22:46 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Reagimi brilliant i Neymarit kur një tifoz e ndalë para ndeshjes me Nimes (Pamje)

Paris Saint-Germain ka qenë sot mysafir i Nimes në kuadër të kampionatit francez, Ligue 1.

Skuadra nga kryeqyteti i Francës ka arritur që ta mposhtë sot skuadrën e sapo-promovuar me rezultat, 4-2.

Pjesë e listës së golashënuesve të PSG-s ishte edhe sulmuesi brazilian, Neymar, i cili shënoi në minutën e 36-të, transmeton IndeksOnline.

Ai mori vëmendjen e tifozëve me festimin e tij pas golit në stilin e një ”foshnje duke qarë” duke iu kundërpërgjigjur tifozëve vendas.

Por, ish-anëtari i Barçës mori më shumë vëmendje para ndeshjes, kur gjatë nxemjes, një tifoz i tij i ri e ndaloi në fushë.

Reagimi i Neymar ishte brilliant duke e përshëndetur dhe përqafuar atë. Ndiqeni./IndeksOnline/