17:11 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Reagimi i të dashurit të J Lo kur ajo bën “twerk”

Jennifer Lopez ka shkëlqyer në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards 2018”.

Ajo u nderua me çmimin honorifik për vepër jetësore, në sajë të karrierës së saj të suksesshme ndër vite.

Si rrjedhojë, Jennifer Lopez ka bërë një performancë spektakolare parashikuesve të MTV VMA-së, duke interpretuar disa nga hitet e saj më të mëdha ndër vite.

Lopez ishte shoqëruar në këtë mbrëmje nga i dashuri i saj, Alex Rodriguez.

Ky i fundit, duket se ka ngelur i mahnitur nga performanca ‘e nxehtë’ e të dashurës së tij në skenë.

Reagimi i tij duket të ketë qenë vërtetë interesant, pasi i njëjti ka shijuar paraqitjen e të dashurës së tij.

 

Temat: