13:38 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Reagon ambasadori i SHBA-së, i zhgënjyer me Kuvendin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, u ka uruar mirëseardhje dy gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, të cilët u zgjodhën dje në Kuvend.

Por, Delawie është shprehur i zhgënjyer me faktin se Kuvendi nuk arriti të përfundojë punimet e plota.

“Mirëseardhje dy gjyqtarëve të rinj të Kushtetueses. I zhgënjyer që Kuvendi nuk arriti t’i përfundojë punimet e veta. Ruani sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe rifilloni procesin”, ka shkruar Delawie në një adresim të tij në Twitter.

Kujtojmë se dje, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy gjyqtarët e rinj të Kushtetueses. Radomir Labanin nga komuniteti serb dhe Bajram Latifin nga komunitetet jo shumicë.
Megjithatë, asnjë shqiptar nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur gjyqtar.

Gjithashtu kujtojmë se Komisioni pati konstatuar se ishin 10 të nominuar për gjyqtar. Ata ishin Shqipdon Fazliu, Emrush Kastrati, Shkëmb Manaj, Besfort Rrecaj, Makfirete Krasniqi, Vigan Qorrolli, Ramë Hyseni, Hashim Çollaku, Shqipe Ibraj-Mala dhe Nexhmi Rexhepi, të cilët i plotësonin kushtet formalo-juridike për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Dje, përveç të tjerash, pati përsëri përplasje në Kuvend mes kryesuesit të seancës Xhavit Haliti nga PDK dhe deputetit Arben Gashi nga LDK. Haliti dhe Gashi janë sharë ndërmjet vete edhe me fjalë banale ndërsa sdje janë përleshur edhe fizikisht.