16:36 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Reagon Beogradi, nuk lejojmë të ndryshohet Asociacioni

Mediat serbe kanë shkruar rreth temave që do diskutohen në Bruksel mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke theksuar se nuk do lejojnë që të diskutohet për një marrëveshje të re për formimin e Asociacionit.

Kjo pasi që, mediat serbe kanë cituar kreun e delegacionit të Kosovës, Avni Arifin të ketë thënë se në takimin e ardhshëm për zhvillim të dialogut, do të sillet një marrëveshje e re për ASK-në, e cila, sipas tij duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Prishtinës.

Por zyra serbe për Kosovën ka thënë se marrëveshjet e arritura nuk mund të ndryshojnë. Ata gjithashtu kanë theksuar se shumë nga marrëveshjet e arritura nuk i pëlqejnë palës serbe, por po i përmbushin angazhimet.

Drejtori i kësaj zyre, Marko Gjuriq në takimin e Brukselit do të propozojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe si një nga temat kryesore, që do të thotë se duhet të fillojë sa më parë.

Gjithashtu,  ai ka theksuar se në këtë takim ai do të insistojë për përfshirjen në hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit./Indeksonline/