19:03 / E Hënë, 12 Mars 2018

Reagon Daut Haradinaj: Në luftë kam luftu me emër e mbiemër

Gjatë ditës së sotme në media kanë qarkulluar pseudonimet e komandantëve të luftës, të cilët thuhet t’i kenë përdorur ato gjatë periudhës së luftës.

Por, për një lajm të tillë ka reaguar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, të cilin gjatë luftës është raportuar në media se e kanë thirrur me pseudonimin “David”.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se gjatë luftës nuk ka përdorur asnjë pseudonim, por ka luftuar me emër e mbiemër.

“Gjatë luftës kam luftu me emër dhe mbiemër, plus asaj tash është edhe 20 vjetori i sulmit ne familje(familja Haradinaj)”, ka thënë Haradinaj.

Për të njëjtën çështje ka reaguar edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi.

Ai ka thënë se gjatë luftës nuk ka pasur pseudonim, por nxënësit e kanë thirrur “Bac”. Ndërkaq, pas luftës Krasniqi thotë se e kanë thirrur “Kupa”, si prodhim i humorit të pasluftës./Indeksonline/