12:55 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Reagon politikani nga Shkupi: Zaevit do t’i them mos ta pranojë Gjergj Dedajn për ambasador

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj edhe zyrtarisht është emëruar ambasador i Kosovës në Maqedoni. Mirëpo, ky emërim ka nisur të shfaq pakënaqësi tek disa politikanë shqiptarë në Shkup.

Hadi Osmani, funksionar i LDSM-së, partisë së Zoran Zaevit, përmes një reagimi e ka quajtur ‘fashist’ Dedajn.

“Ai eshte i shkarkuar nga posti i tij për fashizëm, nuk pranojmë mbeturina”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline

Reagim i plotë:

 “Ne një shtet multi-etnik dhe i barabarte per te gjithë qytetaret, nuk ka vend për fashistet si Gjergj Dedaj. Shqetësimin tim do t’ia përcjell edhe kryeministrit Zoran Zaev dhe do te kërkoj qe mos ta pranoje një ambasador qe ofendon komunitetet qe jetojnë edhe ne Maqedoni. Ai eshte fashist, racist, islamofob… Ai është i shkarkuar nga posti i tij për fashizëm, nuk pranojmë mbeturina“- shkruan funksionari shqiptar i LSDM-së, Hadi Osmani.