14:38 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Reagon Zyra e Kryeministrit: Në listën e veteranëve nuk ka asnjë person që ka lindur në kohën e luftës

Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, nga Zyra e Kryeministrit ka demantuar lajmin se “12 personave të lindur gjatë kohës së luftës, i është dhënë statuti i veteranit të UÇK-së”.

Në një prononcim për Indekosnline, asistenti administrativ në këtë zyre, Lulëzim Blaka ka thënë se një gjë e tillë nuk qëndron.

Sipas tij, vitet e lindjes së personave të përmendur në këtë artikull janë ngatërruar.

“Ne shikuam me kujdes emrat e përmendur ne artikull, dhe mund te themi se vitet e lindjes janë ngatërruar (gabim teknik ose fabrikim i qëllimshëm)”, ka deklaruar Blaka, duke bashkangjitur edhe emrat e këtyre personave dhe vitet e sakta të lindjes së tyre.

Blaka ka sqaruar se vetë sistemi i vërtetimeve nuk mund te lëshoj vërtetime për pension për persona me te rinj se 1985.

“Për sqarim, sistemi i vërtetimeve nuk mund të lëshoj vërtetime për pension për persona më të rinj se 1985, do të thotë asnjë njeri qe ka lindur pas vitit 1985, nuk mund të aplikoj në MPMS për pensione”, ka shtuar ai.

Sipas kësaj zyre, realiteti i viteve te lindjes se tyre është me sa vijon:

Agim Shaban Dodaj 1979

Shukri Sadri Zeneli 1977

Avni Alush Koleci 1958

Petrit Brahim Halilaj 1977

Nexhat Rrahim Susuri 1977

Rrahim Pajazit Misini 1977

Zenel Avdyl Lufaj 1953

Agim Rame Bushati 1981

Naim Bejta Gashi 1966

Ata kanë sqaruar më tej se: “Te tjerët qe apostrofohen, nuk gjinden ne liste te vërtetimeve dhe nuk përfitojnë pensione, pasi qe me siguri janë te punësuar”./Indeksonline/

Në listën për veteranë, 12 persona të lindur në luftë