18:06 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Reagon Zyra e Kryeministrit: Nuk ka rritje të çmimit për energjinë!

Zyra e Kryeministrit ka reaguar ndaj disa shkrimeve në media rreth ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Në reagim thuhet se Haradinaj asnjëherë nuk e ka përmendur rritjen e çmimit për energjinë as edhe si një mundësi.

“Zyra e Kryeministrit reagon ndaj shkrimeve në disa medie, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kryeministri Haradinaj në asnjë rast, nuk ka përmendur mundësinë për rritjen e çmimit, për më tepër është duke u angazhuar që të ketë furnizim të rregullt me energji, pa rritje. Vendimet dhe puna e Qeverisë Haradinaj ka bërë që secila familje t’i kursejë afro 300 euro në sezonën dimërore. Lusim mediet për korrektësi në raportim”, thuhet në reagimin e Zyrës së Kryeministrit, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Haradinaj sot ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës./Indeksonline/