22:39 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Real Madrid në finale për herë të tretë radhazi (Video)

Real Madrid është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për këtë sezon.

Madrilenët eliminuan Bayern Munchenin pas barazimit 2-2 në Santiago Bernabeu falë rezultatit të ndeshjes së parë (1-2).

Bayerni kaloi në epërsi që në minutën e tretë me golin e Joshua Kimmich, shkruan indeksonline.

Benzema u zgjua nga gjumi “dimëror” duke shënuar dy gola në minutat e 11-të dhe 46-të.

Bayernin e ktheu në lojë James me një gol të bukur në minutën e 63-të.

Real Madrid në finale do të presë skuadrën që kualifikohet nga ndeshja Roma – Liverpool. /IndeksOnline/