08:21 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Real Madrid – Paris, formacionet e mundshme

Real Madridi pret në “Santiago Bernabeu” pretendentin kryesorë për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, Paris Saint Germian.

Ndeshja mes Madridit dhe Parisit do të zhvillohet sonte nga ora 20 e 45, transmeton IndeksOnline.

Ekipi i Zidanes përballet me një problemë kryesor, mungesa e Carvajal për shkak të suspendimit. Në anën tjetër, për ekipin e Unai Emery jashtë do të jetë Motta i cili ka probleme fizike.

Më poshtë i keni formacionet e mundshme për këtë super duel:

Real Madrid: Navas; Nacho, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modrić; Bale, Ronaldo, Benzema

Paris: Areola; Dani Alves, Marquinhos, Thiago Silva, Berchiche; Verratti, Diarra, Rabiot; Mbappé, Cavani, Neymar