18:29 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Real Madridi lë anash rivalitetin, uron Barcelonën (Foto)

Skuadra e Real Madridit ka lënë anash rivalitetin e madh dhe ka uruar ekipin e Barcelonës.

Sot skuadra katalunase ka nisur festën, duke prezantuar para publikut kupën e Spanjës “Del Rey” dhe atë të La Ligas, shkruan IndeksOnline.

Shumë skuadra e uruan dhe në veçanti ishte urimi i Real Madridit.

“Urime për Barcelonën e cila fitoi titullin e Ligës dhe Copa Del Rey këtë sezon”, shkruhet në Twitterin e Real Madridit.

Kujtojmë që tri xhiro pa përfunduar sezoni, skuadra e Barcelonës ka siguruar titullin e La Ligas, kurse Kupën e Spanjës e fitoi pasi mposhti në finale Sevillan./IndeksOnline/