23:44 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Real Madridi lëshon deklaratë zyrtare për Neymarin (Foto)

Skuadra e Real Madridit ka lëshuar një deklaratë zyrtare për futbollistin brazilian, Neymar JR.

Në mediat e huaja u raportua se Real Madridi ka bërë një ofertë zyrtare për lojtarin e Paris Saint Germain, shkruan IndeksOnline.

Një ofertë e tillë, nuk qenka e vërtetë. Kështu thotë klubi  Madrilen përmes një komunikate.

“Duke pasur parasysh informatat e lëshuar sonte nga TVE për një ofertë të supozuar të Real Madridit ndaj PSG-së për lojtarin Neymar. Klubi ju njofton se ky informacion është tërësisht i rremë. Real Madridi nuk ka bërë ndonjë ofertë për lojtarin”, shkruhet në komunikatën e kampionit europian.

Neymar u largua nga Barcelona gjatë sezonit të kaluar për shumën 222 milionë eurove./IndeksOnline/