Real Madridi nuk e bën ”hesap” Romën në Bernabeu
Juventusi e ka nisur mbrojtjen e titullit të Champions Leagues me fitore sonte.
Skuadra e Julen Lopeteguit ka arritur që ta mposhtë Romën në ndeshjen e zhvilluar në ”Santiago Bernabeu”.
Në kuadër të grupit G, Real Madridi ka arkëtuar pikë të plota përballë Romës duke fituar me rezultat, 3-0.
Golat për ”Los Blancos” i shënuan Isco (’45), Gareth Bale (’58) dhe Mariano Diaz në minutën e 90-të, transmeton IndeksOnline.
Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme.
Ndërkaq, nga ana tjetër, rivalët e Realit dhe Romës në grupin G, Viktoria Plzen dhe CSKA e Moskës kanë zhvilluar një ndeshje dramatike.
Ndeshja e zhvilluar në Çeki përfundoi me rezultat, 2-2 përkundër dy golave të shënuar fillimisht nga çekët./IndeksOnline/