Real Madridi refuzon 150 milionë € për Asension
Horacio Gaggioli, përfaqësues i Marco Asensio, tha të enjtën se Reali i Madridit ka hedhur poshtë dy oferta për talentin spanjoll.
“Madridi ka marrë dy oferta për Marco Asensio deri në 150 milionë euro, por klubi i ka hedhur poshtë dhe ka një të ardhme të jashtëzakonshme” , deklaroi Gaggioli.
Ai nuk dëshironte të jepte emrat e skuadrave, por theksoi se këto janë dy klube që luajnë në Premier Ligë.
“Ju mund të imagjonini se vijnë nga Anglia, sepse ata mund të paguajnë për të, nuk e kanë problem, madje mund të ofrojnë edhe ekstra” , shtoi ai.
Përvec kësaj, Gaggioli kujtoi se si Barcelona e kishte në dorë nënshkrimin e Asensios por nuk e mbaroi.
“Bartomeu e di se ka gabuar me Asension, janë gjëra që ndodhin, për shkak të rrethanave ai bëri një gabim, e humbi kohën dhe Florentino ishte më i shpejtë, ne tanimë kishim mbyllur gjithcka” . /IndeksOnline/