10:28 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Reali pas një serbi, por duhet ta bindë shqiptarin!

Real Madridi e ka në plan që të ndërroi gjeneratën duke sjellur lojtarë perspektiv. Sergej Milinkovic Savic raportohet të jetë dëshira e parë e Realit në verë.

Ylli i Lazios që po shkëlqen në Serie A është në orbitën e mbretërve të cilët janë të gatshëm të paguajnë deri në 60 milionë euro për të.

Por, për blerjen e Savic, Reali duhet të ulet në tavolinë me drejtorin më të mirë në Serie A, Igli Taren.

Lazio kërkon 100 milionë euro për të pas rinovimit të kontratës që ka bërë javë më parë duke e “gozhduar” lojtarin deri në vitin 2021./Indeksonline/