10:22 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Rebelohen qytetarët e Kievit, i hapin shtëpitë për tifozët e Realit dhe Liverpoolit

Hotelet në kryeqytetin e Ukrainës po mundohen të shfrytëzojnë rastin për finalen e Ligës së Kampionëve.

Ata kanë rritur çmimet përtej logjikës ku për një natë tifozët e Liverpoolit dhe Real Madrid duhet të paguajnë rreth 600 euro, shkruan indeksonline.

Tifozët e dy skuadrave finaliste kanë mbetur të zhgënjyer nga çmimet mirëpo kanë gjetur mbështetje nga qytetarët vendas.

Banorët e Kievit në shenjë solidariteti me ta kanë hapur një llogari në Facebook ku ofrojnë banim falas nëpër shtëpitë e tyre.

Rreth 6000 anëtar janë të gatshëm që të lirojnë shtretër për mysafirët e finales së Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/