21:04 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Reçica: Po e qojmë Nismën në çdo familje

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të NISMA’s tha se familja politike e kësaj partie ka hasur në shumë vështirësi  vitesh e përpjekjesh, por falë besimit në parimet socialdemokrate dhe në njëri-tjetrin, nga lidershipi e deri në hallkat më të shtrira të organizimit, ata triumfuan në bërjen e vendit socialdemokrat.

“Esenca e një organizimi politik është ta bësh realitet konceptin tënd për shtetin e shoqërinë, ëndrrën tënde politike dhe ne sot, Nismëtarët kudo që jemi, duhet të ndjehemi krenarë. Ne kemi marrë përgjegjësi të konsiderueshme qeverisëse për vendin dhe atë në fushat me ndikim të madh social, ndaj dhe ëndrrën tonë, kudo ku kemi hapësira, po e bëjmë realitet”, tha Reçica.

Duke folur për angazhimin në Ministrinë që drejtor, ministri tha se ky dikaster asnjëherë nuk kanë qenë më efiçent, më me trajtesë materieje dhe më afër e në shërbim të qytetarit.

“Ne jemi në rrugë të mbarë, që brenda mandatit të përmbushim premtimin elektoral, të mos ketë familje pa të paktën një anëtar të punësuar”, ka thënë ai.

Ministri theksoi përpjekjet tij në kuadër të angazhimit në MPMS që kategoritë sociale ta ndjejnë dorën e shtetit e shoqërisë si dhe tha se do të bëjnë akoma më shumë, që skemat sociale të jenë funksionale në zbatim dhe të jenë përmbajtjesore në substancë dhe shtoi tutje se do të aftësojnë fuqinë tonë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të brendshëm të punës dhe të jenë konkurrentë me tregun Evropian.

“Jemi duke marrë vendime, të cilat drejtpërdrejt përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës dhe mirëqenien e tyre. Këto vendime bazohen në programin politik të familjes sonë politike NISMA’s, i cili është edhe një udhërrëfyes për një të ardhme të ndritshme të shtetit, ku duhet të mbisundojë shteti i së drejtës, barazia sociale, qasja e barabartë në tregun e punës dhe ku iu jepet mundësia të rinjve të shkollohen dhe të marrin aftësime profesionale të krahasueshme me bashkëkohanikët e tyre Evropianë”, shtoi i pari i MPMS-së./Indeksonline/