18:23 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Reçica uron qytetarët për lajmin e dhënë nga Brukseli

Kosova sot mori lajmin e shumëpritur nga Komisioni Evropian për përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka uruar qytetarët e vendit për lajmin e mirë të dhënë sot nga Brukseli.

“Lajmi për përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave është inkurajues për të gjithë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, në rrugëtimin tonë të gjatë deri në anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian dhe në të gjitha strukturat Euroatlantike”, ka shkruar Reçica në profilin e tij në Facebook.

Ai thotë se mbesim me shpresë se edhe institucionet tjera të BE-së do të veprojnë shpejt që t’i japin epilog këtij procesi të stërzgjatur. Urime qytetarë!