23:27 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Red Bull zyrtarizon zëvendësuesin e Ricciardos

Vetëm pak ditë më parë Daniel Ricciardo vendosi të zyrtarizojë mbylljen e bashkëpunimit me Red Bull dhe njoftoi se për dy vitet e ardhshme do të garojë me skuadrën franceze Renault.

Gjithsesi skuadra austriake nuk ka kërkuar të humbë kohë dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e australianit, që do të jetë pikërisht Paul Gasly.

Francezi aktualisht garon për skuadrën Toro Rosso dhe mban vendin e 13 në kampionat, me 26 pikë, ku spikat edhe një vend i katërt në pistën e Bahreinit.

Nga sezoni i ardhshëm, do të jetë pikërisht Paul Gasly, që bashkë me Max Verstappen, do të garojnë për të synuar arritje të mëdha me skuadrën austriake Red Bull.

Temat: