14:46 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Refuzoi t’i jepte dorën, myslimanja dëmshpërblehet në Suedi

Një grua myslimane në Suedi ka fituar kompensim pas përfundimit të intervistës së saj të punës kur ajo nuk pranoi një shtrëngim duarsh.

Farah Alhajeh ishte duke aplikuar për një punë si përkthyese, teksa nuk pranoi të shtrëngonte dorën e një intervistuesi mashkull për arsye fetare.

Ajo vendosi dorën e saj mbi zemrën e vet si përshëndetje.

Gjykata suedeze e punës vendosi se kompania e kishte diskriminuar atë dhe e urdhëroi atë të paguante 40,000 korona (4,350 dollarë, 3,420 euro) kompensim, shkruan BBC.

Disa myslimanë shmangin kontaktin fizik me anëtarë të gjinisë së kundërt, përveç atyre në familjen e afërt.

Megjithatë, shtrëngimet e dorës janë tradicionale në disa vende evropiane. Përveç kësaj, legjislacioni anti-diskriminues mund të ndalojë kompanitë dhe organet publike të trajtojnë njerëzit ndryshe për shkak të gjinisë së tyre.