16:41 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Rekord botëror në Kinë: Ndërtohet hekurudha më e gjatë në botë, për vetëm kaq orë [Video]

Punëtorët kinezë kanë treguar përsëri efikasitetin e tyre të pabesueshëm.

Rreth 1,500 punëtorë shpenzuan vetëm nëntë orë duke hapur hekurudhën për një stacion treni të ri në Provinca Fujian, Kinë jugore.

Punëtorët thuhet të jenë të ndarë në shtatë njësi duke kryer detyra të ndryshme në të njëjtën kohë.

Pamjet e publikuara tregojnë punonjësit e ndërtimit që lidhën tre hekurudha kryesore – Ganlong Railëay, Ganruilong Railëay dhe Zhanglong Railëay – me Nanlong Railëay.

Ata gjithashtu instaluan sinjalet e trafikut dhe një seri pajisjeve të monitorimit të trafikut.

Ndërtimi u zhvillua në Stacionin Hekurudhor Nanlong në qytetin e Longyan sipas Agjencisë së Lajmeve Xinhua.

Filloi më 19 janar dhe përfundoi në orët e vona të 20 janarit, tha raporti.

Ndërtimi i hekurudhës Nanlong është në vazhdim dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2018.

Rreth 246 kilometra e gjatë hekurudha është një lidhje kryesore midis Kinës juglindore dhe Kinës qendrore.

Hekurudha do të jetë në gjendje të mbështesë trenat që operojnë me një shpejtësi maksimale prej 200kmh, sipas raporteve.

Më poshtë ndiqeni videon: