08:58 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

“Rekordi” i zi i gjyqtarit Gil Manzone kundër Barcelonës

Barcelona barazoi kundër Gironas në ndeshjen e xhiros së pestë të La Ligas.

Gjyqtari Gil Manzone largoi me të kuq Clement Lenglet, një largim shumë i dyshimtë në pjesë të parë, shkruan indeksonline.

Manzone ka drejtuar 19 ndeshje të Barcelonës (12 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje), ku ka përjashtuar pesë futbollist.

I njëjti ka drejtuar edhe 21 ndeshje të Real Madridit, ku asnjëherë nuk ka ndëshkuar me karton të kuq. /IndeksOnline/