11:34 / E Enjte, 13 Shtator 2018

Renault sjell versionin e ri, Kadjar

Renault e ka gati versionin e ri. Ky model do të prezantohet në “Paris Motor Shoë”, në muajin tetor. Vetura ka ndryshime në pjesën e përparme, te dritat.

Ndryshime ka edhe në interier sa i përket teknologjisë, dritaret elektronike dhe të pasqyrave tashmë janë ridizajnuar plotësisht.

Ulëset, sipas kompanisë, janë më të rehatshme. Motori i Kadjar do të jetë 1.3 litër benzinë, me 158 kuaj fuqi./Indeksonline/