17:05 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Reshitaj gjen shkaktarin kryesor të ndotjes thotë se ka të bëjë me filtrat e Kosovës B

Ministrja e Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Albena Reshitaj, përgjatë seancës së jashtëzakonshme që është duke u zhvilluar për ndotjen e ajrit në Prishtinë, ka bërë të ditur se nga po vije ndotja e ajri, pas disa ditëve angazhim për të gjetur përgjigjen .

Përderisa dje ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj, ka thënë se ende nuk është gjetur kush është fajtori kryesor për ndotjen e ajrit në vend, sot ajo ka mbajtur fjalim në Kuvend prej ku ka numëruar shkaktarët e gjithë kësaj ndotjeje të ajrit.

Reshitaj ka thënë se termocentralet janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Prishtinë, duke përmendur se filtrat e Termocentralit Kosova B nuk janë kontrolluar prej vitit 1985.Të njëjtë më pas e tha edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili tregoi se Termocentralit Kosova A i janë ndërruar filtrat, por jo edhe Termocentralit Kosova B.

Ajo gjithashtu ka folur për të gjitha vendimet që ministria që ajo drejton ka marrë së bashku me komunën  e Prishtinës për të dalë nga kjo situatë alarmuese