13:58 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Reshitaj: Kosova do të përfitojë rreth 10 milionë euro nga KE

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën me shqyrtimin e projektligjit për efiçiencë të energjisë, ku u tha se do të themelohet një fond që do ta nxisë investimin në rritjen e shfrytëzimit efiçientë të energjisë.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, duke prezantuar ligjin për efiçiencë të energjisë, tha se ky ligj është hartuar duke respektuar standardet evropiane për efiçiencën.

“Kosova do të përfitojë rreth 10 milionë euro nga Komisioni Evropian në formë granit me hyrjen në fuqi këtij ligji. Kjo para do të implementimet nga fondi për efiçiencën e energjisë. Pjesë e rëndësishme e efiçiencës përmes këtij fondi do të jetë edhe Banka Botërore. Kontributi i tyre fillestar parashihet të jetë diku 5 milionë dollarë”, tha ajo.

Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ata do ta përkrahin këtë projektligj por Qeveria përmes një fondi, duhet të përkrahë qytetarët dhe bizneset që do të investojnë në efiçiencë.

Debati është ndërprerë me votimin në raundin e dytë për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.