20:29 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Reshitaj në “Oda Shqiptare”: E kemi obligim të punojmë me përkushtim (Foto)

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, Albena Reshitaj, ishte e ftuar në mesin e shumë personaliteteve të ndryshme të trojeve shqiptare në tryezën e quajtur “Oda Shqiptare” që është mbajtur në Tiranë.

Në këtë ceremoni ministrja Reshitaj ka ndarë edhe një çmim me të cilin Ministria e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë nderoi violinistin Olen Çezari.

Reshitaj në fjalën e saj të rastit ka pershëndetur këtë organizim duke thënë se zotimet e saj dhe ministrit Klosi për projekte të perbashkëta bashkëpunimi do të jetësohen.

Ajo me këtë rast permendi marrëveshjen e nënshkruar me ministrin Blendi Klosi dhe aksionin e përbashket “Ta pastrojmë Shqipërinë”.

“Shqiptarët asnjëherë me parë nuk kanë pasur një mundësi të bashkimit të forcave intelektuale, bizneseve e ekspertëve për të realizuar projekte madhore me të cilat mund të bëhemi faktor i politikave zhvillimore rajonale dhe më gjerë. Ne, si gjeneratë e re në politikë e kemi obligim të punojmë me përkushtim, ta shfrytëzojmë këtë mundësi që na është dhënë duke kujtuar sakrificën dhe flijimin e të gjithë bashkatdhetarëve, që ne sot të kemi mundesi të përjetojmë qoftë edhe këto momente emocionale si të kësaj Ode Shqiptare”, shtoi nder të tjerash ministrja Reshitaj.