13:37 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Reshitaj në Stamboll, Kosova faktor stabiliteti e paqeje në Rajon

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Connectivity: Road to Peace”, mbajtur në Stamboll.

Para përfaqësuesve të lartë shtetëror, Reshitaj deklaroi se Pavarësia e Kosovës ka krijuar stabilitet dhe paqe në rajon.

 
Ajo falënderoi Turqinë dhe Pakistanin për mbështetjen  që po i japin Kosovës si bashkë organizatorë të kësaj konference.
 

“Per ne paqja është e panegociueshme, e domosdoshme dhe e paalternativë, është kushti paraprak për  të ndërtuar një shtet demokratik dhe shoqëri multietnike, një vend ku barazia e të gjithëve është  e garantuar me ligj” deklaroi ndër të tjerash ministrja Reshitaj.

Reshitaj theksoi rendësinë e krijimit të strategjisë së përbashkët për politikat mjedisore në gjithë rajonin.

 
Reshitaj fjalën e saj e mbylli duke cituar Mahatma Gandhin: “Nuk ka rrugë për paqe, paqja është rruga”.
Vlen të përmendet që gjatë prezantimeve në këtë konferencë u ri-konfirmua përkrahja e shteteve të lindjes për Kosovën në zhvillimin e saj dhe njohjen nga shtetet që ende se kanë njohur.