11:44 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rexhep Selimi ngushëllon për bacën Hilmi me disa fjalë të mëdha!

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka ngushëlluar familjen Haradinaj për vdekjen e babait të Kryeministrit, Ramush Haradinajt, bacës Hilmi.

Selimi ka shkruar se Baca Hilmi do të jetë gjithmonë i madh, i fortë dhe i urtë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, për shqiptarët ai do të jetë shembull i qëndresës, ndërsa në histori gur i gdhendur, kurse për Selimin ai mbetet hero.

“Baca Ilmi!Ti do te jesh gjithmone i madh, gjithmone i forte, gjithmone i urte. Per shqiptaret do te jesh shembull i qendreses. Ne histori do te jesh gur i gdhendun. Kurse per mua do te jesh gjithmone heroi im”, ka shkruar Selimi në Facebook./Indeksonline/