19:43 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

Rexhep Selimi nuk deklaron asnjë cent në banka!

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar vetëm pak gjëra në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Si pasuri të paluajtshme Selimi ka deklaruar një banesë të blerë në vitin 1998 vlera e të cilës arrin në 120 mijë euro ndërsa një banesë tjetër të blerë në vitin 2009 në vlerë 36 mijë euro.

Po ashtu në deklarimin e tij, figuron edhe tokë bujqësore por që është në pronësi të prindit, vlera e të cilët është 13 mijë euro. Përpos kësaj, deputeti ka deklaruar edhe një truall në vlerë 15 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Si pasuri të paluajtshme ai ka edhe një veturë të tipit ‘Mitsubishi’ që është shkëmbin/blerje,  vlera e të cilës arrin në 8 mijë euro si dhe një veturë tjetër ‘KIA’ e cila është në pronësi të bashkëshortes, në vlerë 12 mijë e 720 euro.

Selimi ka zgjedhur të mos deklarojë asnjë cent nga paratë e gatshme që ka në institucione financiare. Sipas deklarimit, ai nuk ka para të gatshme në asnjë bankë apo thjeshtë ka zgjedhur të mos i deklarojë ato.

Si detyrim financiar Selimi ka ndaj bankës ‘Raiffeisen’, një kredi 10 mijë euro që detyrohet ta kthejë për 24 muaj.

Nga të hyrat vjetore, Selimi nuk ka deklaruar madje as pagën që merr si deputet. Të vetmin deklarim si të hyra vjetore ai e ka deklaruar ‘Pensionin e Veteranit’ të bashkëshortes në vlerë 170 euro./Indeksonline/

http://www.akk-ks.org/declaration/2018/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/Rexhep_Selimi.pdf