12:16 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rifillojnë bisedimet për paqen në Siri

Bisedime të reja për paqe mes regjimit të Damaskut dhe rebelëve sirianë filluan sot në Astana, Kazakistan, që synojnë të kontribuojnë në zgjidhjen e konfliktit me avancime konkrete ndërkohë që procesi politik i Gjenevës është bllokuar.

Këto negociata, të drejtuara nga Rusia dhe Irani, aleate të Damaskut dhe nga Turqia, mbështetëse e rebelëve, do të zhvillohen të enjten dhe të premten.

“Fati i pengjeve dhe të burgosurve, livrimi i ndihmës humanitare dhe funksionimi i zonave të ashtuquajtura ‘të qeta’ do të jenë në qendër të diskutimeve”, sipas Ministrisë kazake të Punëve të Jashtme.

Bëhet fjalë për raundin e tetë të negociatave mes regjimit dhe rebelëve në Astana, ku procesi i paqes përqendrohet në çështjet ushtarake dhe teknike dhe zhvillohet paralelisht me atë politik dhe nën drejtimin e OKB-së.

Raundi i fundit i bisedimeve, në fillim të tetorit, përfundoi pa përparime konkrete por me një propozim rus për të mbledhur 30 forca politike siriane, një takim, organizimi i të cilit është shumë i vështirë.

Por, ky projekt për “Kongresin Kombëtar sirian” vazhdon të mos jetë i konkretizuar duke bllokuar veçanërisht pjesëmarrjen e kurdëve që Ankaraja e hedh poshtë.