08:05 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Rikthehen reshjet e shiut dhe borës në Shqipëri, ja harta sipas qyteteve

Rikthehen reshjet e shiut dhe te bores ne vend. Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ne buletinin e tij per diten e sotme, teksa nxjerr hartat sipas qyteteve ben me dije se reshjet do te jene te dobeta ne nisje ne dites, por në pjesën qendrore dhe jugore ato do të arrijnë lokalisht deri mesatare.

RESHJET

(e enjte, dt.04) do të ketë reshje të dobëta, por në pjesën qendrore dhe jugore ato do të arrijnë lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zonat malore mbi 500 metra mbi nivelin e detit priten reshje dëbore (në veri dhe në lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

(e enjte, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 5 °C / 13 °C në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C në vendet malore: -2 °C / 6 °C. ERA (e enjte, dt.04) era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdetin e jugut deri mesatare.