19:57 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë (Foto)

Përmirësimi i ajrit në Prishtinë i gëzoi qytetarët, por fatkeqësisht kjo zgjati për një periudhë tejet të shkurtër.

Dje nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli kishte shkruar se ajri në Prishtinë ishte në gjendje shumë të mirë.

Kjo situatë ka ndryshuar sot, ku Prishtina është radhitur e 5-ta me nivelin më të ndotur të ajrit në botë, shkruan Indeksonline.

Pas Mongolisë, Bangladeshit, Afganistanit dhe Indisë, është Prishtina qyteti me nivelin e ajrit më të keq.

/Indeksonline/

Temat: