13:09 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Rishfaqet sëmundja e Ebolës

Sëmundja e Ebolës ka nisur të përhapur në Afrikën Perëndimore.

Kjo sëmundje ka nisur të përhapet fshat e qytet, dhe po shkakton frikë për shkak të vështirësisë për ta kontrolluar, shkruan e BBC, transmeton Indeksonline.

Ministri i Shëndetësisë Oly Ilunga Kalenga konfirmoi se janë disa raste në Mbandaka, një qytet me një milion njerëz.

Dyzet e dy persona tani janë infektuar dhe 23 vetë dihet se kanë vdekur.

Ebola është një sëmundje serioze infektive që shkakton gjakderdhje të brendshme dhe shpesh është fatale. Mund të përhapet me shpejtësi përmes kontaktit me sasi të vogla të lëngjeve trupore dhe simptomat e saj të hershme si te gripi, nuk janë gjithmonë të dukshme.

Epidemia 2014-2016 e Afrikës Perëndimore, e cila vrau 11,300 njerëz, ishte veçanërisht vdekjeprurëse në vendet si Guinea, Sierra Leone dhe Liberi.

Zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Peter Salama tha se përhapja në Mbandaka nënkuptonte se ka potencial për rritje të rasteve edhe në tjera zona.

Rastet e konfirmuara të Ebolas janë regjistruar në tre zona shëndetësore të provincës së Equateur të Kongos, tha zyrtari nga OBSH.

Në Mbandaka u krijua ndërtesa izoluese dhe rudimentare për menaxhimin e rasteve të Ebola për të përballuar rastet, tha Salama.

Të mërkurën më shumë se 4.000 doza të një vaksine eksperimentale të dërguar nga OBSH mbërritën në vend, ndërsa pritet të vinë akoma./Indeksonline/

Temat: