15:33 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Risia e Gmail, mund ta fshini emailin, por brenda pak sekondave

Google ka sjellë një risi përsa i përket Gmailit i cili të lejon të fshish emailin pasi e ke dërguar atë. Kjo është përshtatur vetëm për sistemin operativ Android. Ju keni vetëm 10 sekonda kohë dhe do t’ju shfaqet mundësia “Undo” pranë opsionit “Send” në pjesën e poshtme të ekranit.

Nuk është akoma e qartë se kur Google shtoi opsionin për Android pasi ka qenë në dispozicion vetëm për iOS. Sipas Android kjo risi është e pranishme në versionin 8.7 dhe më tej.

Këto shërbime ju japin mundësinë dhe një shans për të ndryshuar mendjen tuaj dhe të arrini të bëni rregullimet e duhura nëqoftëse mendoni se ka vend për to. Risia është mirëpritur mjaft mirë nga të gjithë ato që përdorin shpesh emailin e sidomos në celularët e tyre.

Temat: