20:14 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rita Ora do ta këndoi sonte “Shotën” në gjuhën shqipe

Kur publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, Rita ora po ftonte gjithë shqiptarët t’i vinin në koncert.

Rita në videon me mesazhin e dashurisë për bashkë kombasit e saj, paralajmëroi edhe një surprizë përderisa në fund bën shqiponjën e dëgjohet në sfond edhe “Shota”.

 

Ajo do performojë për nder të 10-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në zemër të Prishtinës, në vendlindjen e saj dhe momenti i surprizës po afrohet.

Prive raporton të ketë zbuluar befasinë e Ritës.

Këngëtarja do këndojë në shqip pikërisht Shotën, ndërsa valltarët që e shoqërojnë do vallëzojnë me melodinë e kësaj kënge të bukur shqipe që e dijnë të gjithë.

Temat: