20:24 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rita Ora me falënderime të veçanta për kryeministrin Haradinaj (Foto)

Këngëtarja me famë botërore por me prejardhje shqiptare, Rita Ora ka falënderuar publikisht kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ajo ka falënderuar atë për mbrëmjen e bukur ku mblodhi shqiptarët që janë në Angli, të cilët kanë korrur suksese të shumta.

Ndër ta ishte edhe Rita. Rita gjithashtu ka falënderuar Haradianjn për dhënien si dhuratë Hyjneshën në Fron të gravuar në filigra, transmeton Indeksonline.

“Jam me të vërtete e nderuar dhe e përulur para mbështetjes së vendit”, ka shkruar ndër të tjerash Rita./Indeksonline/