15:36 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rita Ora tregon se si e ka pyetur babain: Çfarë mund të bëjë për Kosovën (Foto)

Rita Ora po vazhdon konferencën e saj në Prishtinë, e cila edhe është vërshuar nga pyetjet e gazetarëve.

Ajo është përgjigjur në pyetet e tyre, kurse e pyetur se si është ndjerë kur është zgjedhur “ambasadore nderi”. Ajo u shpreh se ka pyetur babin e saj se ‘çfarë të bëjë tash”.

“Kur u bëra ambasadore e pyet babanë tim: ‘Çka me bo tash’? Sepse u bëra një model për të tjerët dhe e pyeta babain dhe ai me tha: ‘Të jesh vetvetja dhe të jesh falënderuese dhe krenare prej nga vjen’.

Ne çdo interviste e kam përmend Kosovën dhe vendin ku kam lind, kështu që prindërit me thonë: ha pite, fol shqip, por unë di shqip por jo shume mire të flas.” tha Rita./Indeksonline/