14:14 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Robin Krasniqi i lyp “fer” Kampionit të Botës (Foto)

Boksieri kosovar, Robin Krasniqi dëshiron të arrij majat e boksit botëror në peshat super të mesme.

31 vjeçari pasi u shpall kampion i Evropës muaj më parë tashmë synon titullin e Botës.

Junikasi përmes një postimi në Instagram i ka kërkuar kampionit të WBA,  Rocky Fielding një duel gjatë këtij viti.

“Hej Rocky Fielding, ju fituat titullin e Botës në Gjermani, por nëse mendoni se jeni bërë me Gjermaninë atëherë jeni gabim! Si kampion i tanishëm europian i EBU-së, tani do të doja të ktheja Titullin Botëror në Gjermani dhe këtu unë ju sfidoj zyrtarisht për të luftuar! Le të bëjmë meçin këtë vit! Jam gati dhe unë do ta mposht Rockyn qart!”, ka shkruar Krasniqi.

Hey @rocky_fielding, you grabbed the Super Middleweight World Title in Germany but if you think you’re done with Germany then you’re wrong! As the current EBU European Champion I would now like to bring the World Title back to Germany – and herewith I officially challenge you to fight! @matchroomboxing & @sesboxing Let’s do the fight this year! I’m ready and I’ll defeat Rocky clearly! ——————————————————————— Hey Rocky, du hast dir den WM-Titel im Super-Mittelgewicht in Deutschland geholt. Aber, falls du denkst, dass du mit Deutschland fertig bist, dann liegst du falsch! Als aktueller EBU Europameister möchte ich nun den WM-Titel zurück nach Deutschland holen und fordere dich hiermit offiziell zum Kampf heraus! ??lass uns noch dieses Jahr den Kampf machen, ich bin bereit und werde Rocky eiskalt besiegen!

A post shared by Robin_Krasniqi (@robin_krasniqi) on

Fielding është 30 vjeçar dhe ka zhvilluar 28 ndeshje duke fituar 27 (15 me KO) dhe vetëm një e ka humbur.

Ai u shpall kampion i Botës në pesha super të mesme pasi mposhti gjermanin Tyron Zeuge. /IndeksOnline/