19:20 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Robin Krasniqi paralajmëron duel në fillim të vitit, ka një mesazh për rininë

Robin Krasniqi është në pritje të një ndeshje që do ta nxirrte atë përsëri në majat e boksit, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e planifikuar për 16 dhjetor u anulua dhe boksieri junikas është në pritje të kundërshtarit të radhës.

Në një intervistë për Indeksonline, Krasniqi ka bërë të ditur se në fillim të viti 2018 do të ngjitet në ring për të synuar Top 3.

Kjo është intervista me Robin Krasniqin:

IndeksOnline: Kishit një duel me 16 dhjetor që u anulua, kur pritet të jetë data tjetër e duelit?

Shpresoj sa me shpejt, ne fillim te 2018-es. Kemi bisedu me Promotori dhe kjo do behet e mundur.

IndeksOnline: Cili është kundërshtari i mundshëm?

Këtë do e cakton Promotori, do e mësoj vetëm 2 apo 3 javë përpara, ajo kohë më mjafton.

IndeksOnline: Kur do ta shohim Robin Krasniqin përsëri në Top 3?

Ne TOP 10 te ranglistës botërore në WBO gjendem tani, para duelit ndaj Abraham isha ne pozitën e 3-të, kurse tani ne te 10-ten., Por do bëj çmos që të rikthehem në TOP3.

IndeksOnline: Ka shumë boksier të rijnë kosovar që iu shohin si model për karrierën e tyre, çfarë i sugjeroni ata?

I sugjeroj që të bëjnë sa më shumë boks amator dhe të masin vetën mirë aty, sepse ajo pjesë mua më mungon komplet dhe është shumë e vështirë të ngritësh në TOP10 të botës si profesionist, pa karrierë amatore.

IndeksOnline: Jemi mësuar të të shohim vetëm duke “grushtuar”, mirëpo si është Robini një familjar?

Nuk është mirë me vlerësua vetveten, por kisha me thënë se jam shumë i dashur dhe i urtë 🙂

IndeksOnline: Gjëja më e shtrenjtë për ty?

Sigurisht se familja

IndeksOnline: Nëse nuk do të ishe boksier, cili do të ishte profesioni juaj?

Nëse jo boksier, atëherë ndoshta një futbollist i suksesshëm,

IndeksOnline: Në fund një mesazh për rininë e Kosovës?

Uroj që të mësojnë e të punojnë sa më shumë sepse ata që e kanë talentin në sport, le të punojnë akoma më shumë, sepse në sport më lehtë se çdo kund tjetër mund të tregosh vetën.

Intervisten e realizoi: Ensar Ramadani.