15:42 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rodrigo, “Mister X” i Real Madridit

Mediat spanjolle raportojnë se Valencia do ta ketë të vështirë mbajtjen e sulmuesit, Rodrigo. Sulmuesi spanjoll është i preferuari i Lopoteguit dhe bordi i skuadrës do të ia plotësoi kërkesën.

Madje, Valencia e ka gjetur zëvëndësuesin e tij. Iago Aspas pritet të zë vendin e Rodrigos te Valencia.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për sulmuesin spanjoll që pritet të kaloi te Real Madridi./Indeksonline/