Roma ka gjigantin e ri, arrin Marcano
Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka filluar të përforcoj ekipin nga vija e mbrojtjes, e më pas të vazhdoj në mesfushë dhe sulm.
Ai është afër të siguroj mbrojtësin e katërt qendror për sezonin e ardhshëm, një rol në të cilin në janar kishte humbur Hector Morenon ( shitur në Real Sociedad ) , e që ky i fundit u zëvendësua nga i riu Capradossi, i cili bëri debutimin e tij në Cagliari dhjetë dië më parë.
Ivan Marcanos i skadon kontrata me Porton në qershor dhe Monchit i pëlqen mjaft shumë pasiqë ka përvojën e duhur, sidomos në Ligën e Kampionëve, dhe është mëngjerash, për dallim nga Manolas dhe Fazio që anën e djathtë në qendër të mbrojtjes e kanë të preferuar.
Roma i ka ofruar një kontratë trevjecare me një rrogë 2 milionë euro në sezon. Negociatat janë në proces dhe në Trigoria ka optimizëm dhe në orët e ardhshme pritet një përgjigje përfundimtare. /IndeksOnline/