11:08 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Roma transferoj djalin e legjendës, por humb liderin e mesfushës (Foto)

Skuadra e Romës ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e futbollistit, Justin Kluivert.

Megjithatë, sot gazeta “Corriere dello Sport” ka dhënë një lajm të keq për tifozët romak, shkruan IndeksOnline.


Sipas tyre, lideri i mesfushës – Radja Nainggolan ka arritur marrëveshje personale me Interin.

Nainggolan është objektivi kryesor i trajnerit Spalletti për sezonin e ri, ku klubi Nerazzurri do të luaj në Ligën e Kampionëve pas një kohe të gjatë.

30-vjeçari nuk u ftua në Botëror nga Belgjika, por është një lider i vërtet në mesfushë.

Belgu ka zhvilluar afro 150 paraqitje me Romën, ku ka shënuar 33 gola./IndeksOnline/