19:32 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ronaldo: Cristiano Jr dëshiron të bëhet më i mirë se unë

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se djali i tij, Cristiano Junior, beson se do të bëhet futbollist më i mirë se babai i tij – por për këtë sulmuesi i Juventusit nuk është edhe aq i sigurtë.

Senzacioni portugez ka shënuar dy golat e parë ndaj Sassuolos të dielën, derisa djali i tij i është bashkuar së të rinjëve të ”Zonjës së Vjetër”.

Dhe tani Cristiano Junior ka objektiva të mëdha, teksa ai beson se mund të bëhet më i miri në historinë e futbollit, transmeton IndeksOnline.

Image result for cristiano junior

Ronaldo tha për beIN Sports: ”Unë shpresoj se Cris, djali im, mund të bëhet si babai i tij. Ai thotë se do të bëhet më i mirë se unë, por mendoj se kjo është e vështirë”.

”Jam shumë i lumtur që kam shënuar së fundmi, gjithashtu i lumtur për të. Ai është duke luajtur për të rinjët dhe është përshtatur mjaft mirë”.

”Për të ka qenë më e lehtë se sa për mua”.

Juventusit i Ronaldos përballet me Valencian sonte në kuadër të Champions Leagues, në fazën e grupeve./IndeksOnline/

Image result for cristiano junior