10:12 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ronaldo e “dhez” Juventusin ende pa u prezantuar (Foto)

Cristiano Ronaldo është një futbollist i Juventusit pasi pranoi të transferohet nga Real Madrid.

Sulmuesi portugez njihet për numrin e madh të tifozëve që ka në mbarë botën.

Dhe ky fakt duket se do ta ndjek edhe kur të vesh fanellën bardh e zi, shkruan indeksonline.

Ronaldo ka qenë “fitimprurës” për Juven ende pa u prezantuar me fanellën e tyre.

Pas më pak se dy ditësh të konfirmimit të transferimit, faqja zyrtare e Instagramit të Juventus ka shtuar 900.000 ndjekës, Twitteri 100.000 dhe Facebooku rreth 400.000 më shumë.

Këta numra priten të rritën pas prezantimit të Ronaldos me fanellë të Juventusit.

Gjithashtu është parashikuar një shitje rekorde në histori të klubit për fanellën me numrin shtatë. /IndeksOnline/