18:54 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ronaldo flet si futbollist i Juve-s: Kam ardhur këtu të fitoj shumë trofe

Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë si një futbollist i Juventusit.

Ylli i Real Madridit ka firmosur kontratë me gjigantin italian, duke u larguar nga klubi spanjoll pas shumë viteve, shkruan IndeksOnline.

Ai iu bashkua “Zonjës së Vjetër” me shumën 100 milionë euro, kurse 30 milionë euro me pagë vjetore. Portugezi u paraqit për herë të parë para gazetarëve dhe foli për skuadrën e tij të re. Ai thotë se Juve është skuadër e madhe, dhe që do të luftojë për shumë trofe gjatë këtyre sezoneve.

Më poshtë e keni deklaratën e plotë të Ronaldos si një futbollist i Juventin.

“Juventusi është një nga ekipet më të mira në Botë. Ishte një vendim që bëra shumë kohë më parë, një vendim i lehtë për madhësinë e klubit dhe një hap shumë i rëndësishëm në karrierën time.

Një trajner i madh, një president i madh. Ishte një vendim i lehtë për të ardhur këtu.

Unë jam një person që i pëlqen të mendojë për të tashmen, jam ende shumë i ri dhe gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat, nga Sporting në Manchester tani edhe në Juventus.

Lojtarët e moshës sime, zakonisht shkojnë në ndonjë vend tjetër, me gjithë respektin e duhur, në këtë pikë të karrierës sime duke luajtur për këtë klub të madh, më bën shumë të lumtur, falënderoj Juven për mundësinë e dhënë.

Historia në Real Madrid ka qenë shumë e shkëlqyer, falënderoj gjithë tifozët. Nuk mund të pres të luaj. Unë jam shumë i motivuar t’i tregoj italianëve se jam një lojtar shumë i lartë.

Dua që të lë shenjë në historikë e Juventusit. Jam shumë i lumtur për këtë sfidë.

Serie a? Një kampionat i vështirë, shumë taktik. Karriera ime nuk ka pasur asgjë të lehtë dhe unë jam ai që pëlqen të dal nga zona ime. Jam i sigurt në vetën time, në shokët e mi dhe në klub.

Liga e Kampionëve është një trofe që të gjithë dëshirojnë ta fitojnë, por është shumë e vështirë. Shpresoj që Juves t’i sjellë fat. Ne do të luftojmë për të gjitha trofetë”…