14:02 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ronaldo lë anash fitoren e mbrëmshme, tregon zemërgjerësinë e tij (Foto)

Cristiano Ronaldo është njëri ndër meritorët në fitoren 3-1 të Realit kundër PSG-së, shkruan indeksonline.

Sulmuesi portugez në këtë ndeshje kontribuoi me dy gola.

Mirëpo ai ka lënë anash atë sukses duke treguar anën e tij më të mirë.

Ai në profilin e tij në Instagram ka kërkuar ndihmë për fëmijët e refugjatëve në Rohingya.

Ronaldo e ka postuar edhe fotografinë e fëmijëve të tij duke treguar se çdo prind duhet të ndiej dhembshuri për fëmijët. /IndeksOnline/